Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bresti ndal në barazim Parisin

Bresti ka shënuar gol në minutën e 80-të për të ndalur në barazim Paris Saint-Germainin.

Ndeshja e së dielës mbrëma, që i takoi xhiros së 19-të të kampionatit francez, përfundoi 2:2.

Marco Asensio shënoi për 1:0 në të mirë të Parisit në minutën e 38-të. Në minutën e 45-të, Randal Kolo Muani shënoi për 2:0.

Mysafirët megjithatë reaguan në pjesën e dytë. Pas golit të Mahdi Camara në minutën e 55-të, për 2:2 shënoi Mathias Pereira Lage në minutën e 80-të.

Parisi mbetet lider me 44 pikë. Nice është në vendin e dytë me 38 pikë, ndërsa Bresti është i treti me 35 pikë.

Artikuj të ngjashëm