Braziliani Gleison Bremer e ka rinovuar kontratën me Torinon dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Serie A deri në verën e vitit 2024.
Lajmin për rinovimin e kontratës së 24-vjeçarit e ka konfirmuar edhe skuadra e Torinos në sajtin zyrtar.
“Torino ka kënaqësinë të njoftoj se e ka rinovuar kontratën me futbollistin Gleison Bremer deri më 30 qershor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.
Kontrata e mëparshme i skadonte Bremerit në vitin 2023 dhe braziliani ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga Torino gjatë muajit të shkuar, ku interesim për shërbimet e tij kishin shprehur Interi, Milani e Chelsea.
Bremer është pjesë e Torinos prej vitit 2018 dhe deri më tani ka 94 paraqitje në të gjitha garat. Ai është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, dhe këtë sezon në 21 ndeshje kampionale ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.