Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bremer preferon Interin para Liverpoolit dhe Tottenhamit

Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer nuk dëshiron të largohet nga Italia.

Ai është i gatshëm t’i bashkohet Interit para Liverpoolit dhe Tottenhamit, raporton “Calciomercato”.

Mbrojtësi brazilian me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

24-vjeçari këtë edicion me fanellën e Torinos ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë në 23 paraqitje në Serie A. Pjesë e Torinos është prej vitit 2018.