Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, ka zbuluar se ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Bremer është duke u përcjellë nga Manchester United, Arsenali, Chelsea dhe Tottenhami. Ai ka thënë se e ardhmja e tij te Torino është e pasigurt.
“Nuk e di se ku do të luaj, jam duke folur me menaxherin tim dhe për momentin nuk ka ende asgjë të përcaktuar. Nuk jam i sigurt nëse do të qëndroj në Itali apo do të shkoj jashtë vendit. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Kjo është thelbësore për t’u zhvilluar Ne do të vendosim në ditët ose javët e ardhshme”, ka thënë Bremer për “football-italia”.
25-vjeçari me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai pjesë e klubit elitar të Italisë është që prej vitit 2018.