Dy herë fituesi i Kupës së Botës, Ronaldo mendon se Neymari do të vazhdojë të luajë për Brazilin. Ai ka thënë se Neymari është shumë i mërzitur pas humbjes befasuese në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Kroacisë. Por, Ronaldo insiston se Neymari duhet të vazhdoj të luaj për Brazilin.
“Ai bëri një sakrificë të madhe për të luajtur pas lëndimit që e pati në kyçin e këmbës. Ai luajti shumë mirë në ndeshjen e fundit. Mendoj se ai është i rëndësishëm për ne. Kështu që shpresoj që ai të shërohet shpejt dhe të kthehet i fortë në botën e futbolli me PSG-në dhe Brazilin”, ka thënë Ronaldo. Fenomeni është pyetur se cili do të ishte trajneri ideal i Brazilit në të ardhmen. Ronaldo ka komentuar emrat e diskutuar për ta marrë drejtimin e Brazilit. “Unë mendoj se ata janë emra të jashtëzakonshëm. Kështu që do të më pëlqente të shihja emra si Pep Guardiola, Carlo Ancelotti, Jose Mourinho të jenë trajnerë të Brazilit. Do të doj të shija këtë, por nuk jam unë ai që zgjedh”, është shprehur ai. Brazili u eliminua nga Kroacia në çerekfinale pas ekzekutimit të penalltive.