Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braziliani Costa zyrtarizohet te LA Galaxy

Sulmuesi i krahut, Douglas Costa do ta vazhdojë karrierën në SHBA. Ai të enjten edhe prezantuar te skuadra që bën gara në MLS, Los Angeles Galaxy. Costa te ekipi amerikan është huazuar për gjashtë muaj nga Juventusi dhe pastaj do të firmos kontratë me LA Galaxy për një vit e gjysmë ku do të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit 2023.

Costa në dy sezonet e fundit ka qenë i huazuar në dy klube, fillimisht te Bayerni dhe pastaj te Gremio në Brazil ndërsa me Juventusin ka kontratë deri në verën e këtij viti.

Ai iu bashkua ekipit italian në vitin 2017 kurse te LA Galaxy po konsiderohet si përforcim i madh për sezonin e ri, që nis në fund të këtij muaji. 31-vjeçari në Evropë ka bërë karrierë edhe te Shakhtari dhe ka fituar trofe me të gjitha ekipet evropiane.

Sezonin e fundi, ai shënoi tre gola dhe asistoi dy herë në 26 ndeshje në kampionatin brazilian me fanellën e Gremios. Costa ka edhe 31 ndeshje dhe tre gola me Përfaqësuesen e Brazilit.

Artikuj të ngjashëm