Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braziliani Alberto drejt Anglisë

Sulmuesi i Internacionalit, Yuri Alberto, ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Angli. Mediumet britanike kanë shkruar të hënën se kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City po synon transferimin e Albertos vitin e ardhshëm.

Alberto 20-vjeçar po shkëlqen këtë edicion në Brazil dhe po konsiderohet si e ardhmja e futbollit në këtë vend.

Ai këtë edicion ka shënuar 18 gola për Internacionalin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të vitit 2025.

Alberto iu bashkua Internacionalit vitin e shkuar nga Santosi dhe City duhet të paguajë mbi dhjetë milionë euro për transferimin e tij.

Alberto gjithashtu po monitorohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës.

Artikuj të ngjashëm