Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazilianët po bëhen gati për të vallëzuar në Kupën e Botës

Lojtarët e Brazilit shpresojnë që të vallëzojnë shpesh në Kupën e Botës në Katar. Brazili, që ka pesë tituj të botës, ka plot yje në skuadër. Ata janë të entuziazmuar në prag të ndeshjes së parë, që e luajnë të enjten ndaj Serbisë.

Madje ata kanë bërë gati edhe vallëzimet me të cilat do t’i festojnë golat e shënuar. Jo një vallëzim apo dy. Jo edhe tri vallëzime. Plot dhjetë.

“Të them të drejtën tashmë kemi kërcime të përgatitura deri në golin e dhjetë”, ka thënë të hënën sulmuesi brazilian, Raphinha. “Ne kemi rreth dhjetë vallëzime të përgatitura për secilën ndeshje, një për të parin, një për të dytin, një për të tretin. Nëse shënojmë më shumë se dhjetë atëherë duhet të fillojmë të zbulojmë”. Raphinha është njëri prej nëntë sulmuesve të Brazilit. Brazilianët janë të njohur edhe për mënyrën se si i festojnë golat. Brazilianët po bëhen gati për të vallëzuar në Kupën e Botës Lojtarët e Brazilit shpresojnë që të vallëzojnë shpesh në Kupën e Botës në Katar. Brazili, që ka pesë tituj të botës, ka plot yje në skuadër. Ata janë të entuziazmuar në prag të ndeshjes së parë, që e luajnë të enjten ndaj Serbisë.

Madje ata kanë bërë gati edhe vallëzimet me të cilat do t’i festojnë golat e shënuar. Jo një vallëzim apo dy. Jo edhe tri vallëzime. Plot dhjetë.

“Të them të drejtën tashmë kemi kërcime të përgatitura deri në golin e dhjetë”, ka thënë të hënën sulmuesi brazilian, Raphinha. “Ne kemi rreth dhjetë vallëzime të përgatitura për secilën ndeshje, një për të parin, një për të dytin, një për të tretin. Nëse shënojmë më shumë se dhjetë atëherë duhet të fillojmë të zbulojmë”. Raphinha është njëri prej nëntë sulmuesve të Brazilit. Brazilianët janë të njohur edhe për mënyrën se si i festojnë golat.