Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili mposht Anglinë me golin e Endrickut

Supertalenti Endrick ka realizuar gol në minutën e 80-të për t’ia sjellë Brazilit fitoren minimale në miqësoren me Anglinë.

Miqësorja e zhvilluar në Wembley të shtunën në mbrëmje u dominua nga anglezët sa i përket posedimit të topit dhe rasteve për gol.

Talenti i ri i Realit shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pasi portieri priti gjuajtjen paraprake të Vinicius Juniorit.

Endrick do t’i bashkohet Realit gjatë verës nga Palmeiras kur t’i mbushë 18 vjet. Marrëveshja ishte bërë në dhjetor.

Kjo ishte paraqitja e tretë e tij për Brazilin dhe goli i parë.

https://dubz.co/v/989ksk