Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili me Titen është kthyer në kohën moderne

Është 9 korriku i vitit 2014. Argjentina vetëm sa mposhti Holandën me penallti dhe arriti në finale. Por të gjithë po mundohen të kapërdijnë rezultatin e gjysmëfinales së një dite më parë.

Nikoqiri Brazili u shkatërrua 7:1 nga Gjermania. Çfarë tash me Brazilin?

Pak kohë pas fundit të Kupës së Botës në futboll, Brazili mori vendimin bizar për të riemëruar ish-mesfushorin Carlos Dunga si seleksionues, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Ai ishte në drejtim nga viti 2006 deri në vitin 2010. Përvoja e tij e vetme tjetër si trajner ishte disa muaj të pasuksesshëm te klubi brazilian Internacional.

Ai nuk ishte njeriu i duhur për të bërë ndryshimin e madh. Emërimi i tij ishte pak më tepër sesa një mohim i realitetit, ndonëse ishte një lloj pranimi se do të ketë shumë zjarr kritike.

Nëse jemi nën sulm, shkoi mendja e Federatës së Brazilit, atëherë Dunga është njeriu ynë. Një figurë ngatërrestare, duke besuar se bota është një konspiracion kundër tij, Dunga luftonte zjarrin me zjarr.

Dy vjet më vonë, me një të tretën e ciklit eliminator për Botërorin 2018 të mbaruar, Brazili ishte në vend të gjashtë në renditje, pra jashtë vendit që e kualifikonte në ngjarjen e madhe. Kishte frikë të vërtetë se shteti do të humbiste atë rekord krenar për paraqitje në çdo edicion të Kupës së Botës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm