Federata e Futbollit të Brazilit ka mbetur e zhgënjyer me veprimin e skuadrës së Liverpoolit që nuk i ka lejuar futbollistët Alisson Becker, Fabinho e Roberto Firmino t’i bashkohen përfaqësueses për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Klubet e Premier Leagues kanë marrë vendim që të mos i lëshojnë lojtarët të luajnë për vendet që janë në “listën e kuqe” të Britanisë si pasojë e protokolleve anti-COVID. Për këtë arsye, federata braziliani tashmë ka kërkuar nga FIFA që të implementojë rregullin e “pesë ditëve”, i cili ua ndalon tre futbollistëve të Liverpoolit që të luajnë për ekipin e tyre për pesë ditë pas përfundimit të ndeshjeve të përfaqësueseve.
Një vendim i tillë, do të bënte që Liverpooli mos të ketë në dispozicion tre brazilianët për ndeshjen kampionale ndaj Leeds Unitedit.
-
Alissoni e Fabinho e kryejnë karantinën në Spanjë
-
Tetë brazilianëve u ndalohet të luajnë në Premier League këtë vikend
-
Klopp mund t’ua ndalojë lojtarëve që të grumbullohen me përfaqësueset nëse detyrohen të karantinohen
-
Firmino flet pasi u la jashtë Botërorit
-
Brazili refuzon të luajë ndeshjen kualifikuese ndaj Argjentinës