Brazili e ka fituar ndeshjen hapëse të Kupës së Amerikës kundër Venezuelës me rezultat 3:0.
Fitorja për brazilianët ishte e padiskutueshme, sidomos pas mungesave të shumta të venezuelianëve për shkak të COVID-19.
Marquinhos në minutën e 23-të, Neymar në të 64-n dhe Gabriel Barbosa në 89-n realizuan në fitoren e Brazilit.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Kolumbia mposhti me rezultat minimal 1:0 Ekuadorin.
Përveç këtyre katër skuadrave, në grupin B është edhe Peruja.
Artikuj të ngjashëm