Brazili ka arritur që të rikthehet nga disavantazhi 1:0 dhe të triumfojë 2:1 ndaj Kolumbisë në fazën grupore në Copa America.
Është hera e parë në tetë ndeshjet e fundit që Brazili ishte në disavantazh në një ndeshje.
Luis Diaz (10’) realizoi golin e epërsisë për Kolumbinë, ndërsa Roberto Firmino (78’) barazoi për Brazilin.
Golin e fitores Brazili e shënoi në minutën e 10-të të kohës shtesë me anë të Casemiros.
Brazili kryeson Grupin B të Copa Americas me nëntë pikë, pesë më tepër se Kolumbia që është e dyta.