Brazili mbetet me rekord të përkryer pas fitores së arritur në Paraguay dhe është shkëputur me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë.
Kolumbia ia mohoi fitoren Argjentinës me barazimin në kohën shtesë. Peruja më në fund fitoi në udhëtim te Ekuadori, ndërsa dy duele tjera përfunduan baras. Brazili fitoi 2:0 falë golave të shënuar nga Neymari në minutën e katërt, dhe Lucas Paqueta në minutën e tretë të kohës shtesë.
Këto gola ia siguruan Brazilit fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në kualifikimet e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës “Katari 2022”. Pesë herë kampioni i Botës ia shkaktoi Paraguayt humbjen e parë në kualifikime. Kryeson në tabelë me 18 pikë, gjashtë më shumë se Argjentina. Dramatike ishte ndeshja e luajtur në Barranquilla, ku Kolumbia barazoi 2:2 me Argjentinën. Skuadra vendëse Cristian Romero dhe Leandro Paredes shënuan për vizitorët në minutën e tretë dhe të tetë. Luis Muriel i vendësve ngushtoi epërsinë në minutën e 51-të, ndërsa golin e barazimit e realizoi Miguel Borja në minutën e katërt të kohës shtesë. Lionel Messi ishte titullar dhe luajti në tërë ndeshjen. Peruja fitoi 2:1 në Ekuador. Pa fitore në shtatë ndeshjet e kualifikimet e Botërorit kundër skuadrës që kishte shënuar dhjetë gola në vetëm dy ndeshje në shtëpi, Peruja nuk ishte favorite. Megjithatë, vendi i fundit në renditje me katër pikë, me pikë të njëjta sa Venezuela por me goldallim më të dobët, arriti të shkaktoj befasi. Venezuela barazoi pa gola kundër vizitorëve të Uruguait, që janë në vendin e katërt me tetë pikë. Brazim 1:1 në “Santiago” përfundoi edhe ballafaqimi ndërmjet Kilit me Bolivinë.