Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili ndalet nga Kolumbia, Argjentina mposht thellë Uruguain

Pas nëntë fitoreve radhazi, Brazili është ndalur me barazim pa gola në udhëtim te Kolumbia, në sfidën e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022 në Amerikën e Jugut.

Brazili vazhdon të mbetet në vendin e parë me 28 pikë pas 10 ndeshjeve, ndërsa Kolumbia është e pesta me 15 pikë.

Argjentina në anën tjetër deklasoi Uruguain duke e mposhtur me rezultat 3:0. Leo Messi, Rodrigo De Paul dhe Lautaro Martinez realizuan në fitoren e argjentinasve, që renditen në pozitën e dytë me 22 pikë, ndërsa Uruguai është i katërt me 16 pikë.

Ekuadori është i treti po ashtu me 16 pikë. Ndërkohë, Paraguai mban vendin e gjashtë me 12 pikë, Peruja e shtata me 11 pikë, Kili i teti me 10 pikë. Bolivia me nëntë pikë dhe Venezuela me shtatë ndajnë pozitat e fundit në tabelë.

Në Botëror kualifikohen direkt katër pozitat e para, ndërsa pozita e pestë luan në play-off.