Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argjentina barazon me Paraguain, Brazili mposht Venezuelën

Argjentina ka barazuar pa gola në udhëtim te Paraguai, në takimin e vlefshëm për kualifikimet e Botërorit 2022.

Pavarësisht dominimit të kampionit të Amerikës Jugore, rezultati mbeti i pandryshuar që nga fillimi.

Pas 10 ndeshjeve, Argjentina ka 19 pikë në vendin e dytë derisa ka një ndeshje më pak për ta zhvilluar kundër Brazilit. Paraguai me 12 pikë mban vendin e gjashtë.

Ndërkohë, Brazili mposhti si mysafir Venezuelën me rezultat 3:1

Venezuela ishte në epërsi pas pjesës së parë me golin e Ramirez në minutën e 11-të. Por brazilianët përmbysën gjithçka në të dytën. Marquinhos në të 71-n, Gabriel Barbosa në të 85-n dhe Antony në minutat e fundit realizuan për fitoren e nëntë radhazi të Brazilit, që ka vendin e parë me 27 pikë. Venezuela është e fundit me katër pikë.

Në ndeshjet tjera, Uruguai barazoi pa gola me Kolumbinë, Ekuadori mposhti 3:0 Bolivinë, dhe Peruja fitoi 2:0 ndaj Kilit.

Edhe Brazili ndalet nga Kolumbia, Argjentina mposht thellë Uruguain Sport Brazili ndalet nga Kolumbia, Argjentina mposht thellë Uruguain

Vendi i tretë mbahet nga Ekuadori me 16 pikë, ndjekur nga Uruguai me aq pikë, ndërsa Kolumbia është e pesta me 14 pikë. Paraguai është i gjashti me 12 pikë, ndjekur nga Peru me 11 dhe Kili me shtatë sosh.

Katër vendet e para kualifikohen direkt në Kupën e Botës, ndërsa vendi i pestë luan në “play-off”.