Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazili e Argjentina, synojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror këtë muaj

Përfaqësuesja e Brazilit e pret Kolumbinë në Sao Paulo të premten duke e ditur se fitorja do t’ia rezervojë biletën për Botërorin “Katari 2022” me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të ciklit kualifikues pas një rekordi pothuajse perfekt deri më tani. Edhe një barazim për Brazilin do të mjaftonte nëse Uruguai humbet në shtëpi ndaj Argjentinës të premten, po ashtu dhe mediat braziliane kanë raportuar se përzgjedhësi Tite tashmë po planifikon të shkojë në Kupën Arabe në Katar muajin e ardhshëm për të parë vendet dhe objektet e Kupës së Botës. Megjithatë, para udhëtimit, Tite do të përballet me një udhëtim të vështirë javën e ardhshme, në të cilin Brazili do të luajë kundër Argjentinës në San Juan.

“Ne kemi dy ndeshje të rëndësishme kundër dy skuadrave që për mua janë të nivelit më të lartë”, tha Tite. “Një paraqitje e mirë dhe një rezultat i mirë kundër Kolumbisë do të na sigurojë një përgatitje të mirë për Argjentinën”.

Tite shkaktoi një surprizë duke rikthyer Philippe Coutinhon e Barcelonës në ekip pas më shumë se një viti jashtë, kryesisht për shkak të një mungese nëntëmujore pas një dëmtimi në gju që kërkoi tre operacione.

“Ndjehem sikur herën e parë, kështu e shoh çdo herë që jam në skuadër. Është nder të vesh këtë fanellë”, tha Coutinho, i cili ka pasur vështirësi për të luajtur këtë sezon te Barcelona.

Brazili ka dominuar grupin e vetëm kualifikues të Botërorit “Katari 2020” në kuadër të CONMEBOL-it, duke fituar 10 nga 11 ndeshjet e luajtur dhe duke shënuar 26 gola. E meta e vetme e Brazilit në këto kualifikime ishte barazimi 0:0 në udhëtim ndaj Kolumbisë muajin e kaluar, që i dha fund një serie të fitoreve prej nëntë ndeshjeve. E dueli i së premtes pritet të jetë sërish i vështirë për Brazilin për shkak se Kolumbia në tri ndeshjet e fundit ka luajtur pa gola. Kolumbia mirëpret rikthimin e mesfushorit James Rodriguez për herë të parë në një vit, pavarësisht fillimit të tij të dobët te Al-Rayyani, klubi i tij i ri nga Katari. Përfshirja e Jamesit është një nxitje e mirëpritur për Kolumbinë, që do të jetë pa sulmuesin veteran të dëmtuar, Radamel Falcaon. Kolumbia aktualisht është në një betejë të ngushtë për t'u kualifikuar automatikisht në Botëror së bashku me Ekuadorin dhe Uruguain. Të tri ekipet ndahen nga një pikë e vetme në betejën për të përfunduar në katër vendet e para në grup, me fituesit e vendit të pestë që shkon në plejof. Ashtu si Brazili, edhe Argjentina e vendit të dytë mund të sigurojë kualifikimin direkt këtë muaj. Dhe, Argjentina mund të jetë pa yllin Lionel Messi, i cili vuan nga problemet e gjurit dhe i ka munguar Paris Saint-Germainit në dy ndeshjet e fundit. Pas udhëtimit në Uruguai, Argjentina e pamposhtur në 25 ndeshje është nikoqire e Brazilit javën e ardhshme dhe fitoret në të dy ndeshjet mund të mjaftojnë për të rezervuar biletën për në Katar. Uruguai, megjithatë, do të kërkojë hakmarrjen pas kapitullimit 3:0 në Buenos Aires muajin e kaluar. Uruguai do të jetë pa Edinson Cavanin e lënduar, por ai do të zëvendësohet nga Luis Suarezi i Atletico Madridit.

Edhe Brazili refuzon të luajë ndeshjen kualifikuese ndaj Argjentinës Sport Brazili refuzon të luajë ndeshjen kualifikuese ndaj Argjentinës

“Ne e kemi parasysh se nëse i fitojmë ndeshjet e këtij muaji, do të sigurojmë pjesëmarrjen në Botëror. Kështu që, synimi ynë është i qartë”, ka paralajmëruar përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Pasi u shkatërrua gjithashtu 4:1 në udhëtim te Brazili muajin e kaluar, trajneri ikonë i Uruguait, Oscar Tabarez është nën presion, me shumë tifozë, që besojnë se mandati 15-vjeçar i 74-vjeçarit duhet të përfundojë. Tabarez do të jetë edhe pa Federico Valverden e Real Madridit, i cili është njëri prej tetë mungesave për këtë muaj te Uruguai. Ndërkohë, Ekuadori që është i treti në grup, do të përpiqet të forcojë shpresat për kualifikim pasi do të presë Venezuelën që është e fundit, përpara ndeshjes në udhëtim ndaj Kilit javën e ardhshme. Vetëm Venezuela shfaqet jashtë shabllonit të kualifikimit, duke qëndruar nëntë pikë prapa pesëshes së parë, megjithëse Kili, Paraguai, Peruja dhe Bolivia kanë pak mundësi rikuperimi të pikëve me vetëm gjashtë ndeshje kualifikuese të mbetura. Më e rëndësishmja, Paraguai pret Kilin dhe Peruja përballet me Bolivinë në ndeshjet që duhet fituar.