Përfaqësuesja e Kosovës në boks është nisutr të enjten drejt Londrës, ku nga 14 deri më 24 mars do të mbahet turneu kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Kosova në turne kualifikues do të jetë me boksierët Patriot Behrai, Shpejtim Bajoku e Besart Pireva e boksieren Donjeta Sadiku.
Shpresat më të mëdha për t’u kualifikuar janë te Donjeta Sadiku, që garon në kategori deri 60 kilogramë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBajoku do të garojë në kategori deri 63 kilogramë, Patriot Behrami deri 69 kilogramë e Pireva deri 75 kilogramë.
“Unë pres nga Donjeta Sadiku dhe Shpejtim Bajoku që të fitojnë medalje. Nga Donjeta pres të fitojë të artën, ndërsa nga Shpejtimi të kualifikohet në Lojërat Olimpike”, ka thënë seleksionuesi i Kosovës te boksi i femrave, Besim Brahimi për “Koha.net”.
Boksierët do të kenë edhe një rast të dytë për kualifikim në Tokio, ku do të mbahet turneu botëror kualifikues në Paris nga 13 deri 24 maj.