Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipi i boksit nis misionin për kualifikim në LO “Tokio 2020”

Ekipi i boksit i Kosovës do të nisë misionin për garën kualifikuese evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që prej 14-24 mars mbahet në Londër.

Gara organizohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për shkak të problemeve me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Edhe pjesëmarrja e boksierëve tanë në këtë garë është duke u bërë përmes Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa pjesëmarrës janë boksierë të kontinentit të Evropës.

Në këtë garë kualifikimin në “Tokio 2020” nga vendi ynë e kërkojnë: Donjeta Sadiku (-60 kg), Shpëtim Bajoku (-63 kg), Patriot Behrami (-69 kg) dhe Besart Pireva (-75 kg).

Donjeta do të udhëtojë nesër drejt Sofjes, ku për tri ditë do të përgatitet bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi, ndërsa “stacioni” i radhës është kampi ndërkombëtar, që mbahet në Trabzon të Turqisë, ku do të përgatitet deri më 24 shkurt 2020.

Edhe Brahimi pret medalje të artë nga Donjeta Sadiku Sport Brahimi pret medalje të artë nga Donjeta Sadiku

Shpenzimet e përgatitjeve të saj do të mbulohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në mbështetjen për sportistët elitarë, që janë bursistë të KOK-ut.

Në këtë kamp do të udhëtojnë edhe Bajoku, Behrami dhe Pireva, të cilët prej të shtunës janë duke u përgatitur me përzgjedhësin Shefki Bogujevci në Vlorë.