Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brahimaj shënon fitoren e parë në UFC, e vë “në gjumë” kundërshtarin

Ramiz Brahimaj e ka shënuar fitoren e tij të parë në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera, UFC.

Brahimaj të shtunën mbrëma e mposhti Sasha Palatinkovin me ndërprerje në raundin e parë.

Brahimaj e mbërtheu Palatnikovin në minutat e parë të luftës dhe nuk e lëshoi atë derisa e la për ca sekonda pa ndjenja.

Brahimaj ka përmirësuar bilancin e tij në MMA në 9 fitore e tri humbje, ndërsa në UFC ka bilanc prej një fitore e një humbje.