Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botërori në Katar, i fundit për Messin

Lionel Messi i ka thënë gazetarit te sportit në Argjentinë, Sebastian Vignolos se Kampionati Botëror që do të mbahet këtë vit në Katar, do të jetë i fundit në karrierën e tij.

Messi ka theksuar se vendimin tashmë e ka marrë.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit, me siguri. Vendimi është marrë”, tha Messi në bisedën që kishte me Vignolon.

“Po numëroj ditët deri në Kupën e Botës. Nga njëra anë, mezi pres që të arrijë, por gjithashtu jam i dëshpëruar. Ne nuk jemi favoritë, mendoj se ka skuadra të tjera që janë mbi ne”, theksoi Messi.

Messi është në formë të mirë këtë sezon, si me PSG-në, e po ashtu edhe kombëtaren. Me Argjentinën ka seri prej 35 ndeshjeve a humbje.

Edhe Messi me mesazh emocionues para finales Botërori 2026 6 d. më parë Messi me mesazh emocionues para finales

Messi e ka fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën. I mungon vetëm Kupa e Botës.

Në 164 ndeshje, ka shënuar 90 me gola me kombëtaren argjentinase.