Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botërori i Katarit do të jetë i fundit për portierin Szczesny

Portieri i Juventusit dhe Përfaqësueses së Polonisë, Wojciech Szczesny ka thënë se Botërori i Katarit do të jetë i fundit për të.

Edhe pse ka thënë se nuk do të largohet nga Polonia pas përfundimit të këtij turneu, Szczesny ka insistuar nuk do të jetë pjesë e polakëve në Botërorin e vitit 2026.

Ai ka thënë se pas këtij Botërori që nis të dielën, ndoshta do të mund të luajë të paktën edhe për dy vjet te Polonia.

“Nuk e imagjinoj veten të jem në gjendje të luaj në turneun e vitit 2026, pasi nuk do ta kem të njëjtën dëshirë sikurse tani. Dhe, kjo do të thotë që nuk do ta vazhdojë karrierën, por thjesht nuk do të jem pjesë e Polonisë”, është shprehur Szczesny.

“Kam ndjenjën se ky është Botërori i fundit për mua, ndonëse do të vazhdojë mbetem te Polonia edhe për dy vjet”.

Portieri 32-vjeçar ka debutuar te Polonia në vitin 2009 dhe deri më tani ka regjistruar 66 paraqitje. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2017.