Është publikuar lista e zgjeruar e ekipit të basketbollit të SHBA-së për Lojërat Olimpike në Paris, në të cilën janë 41 lojtarë.
Në listën e kombëtares janë, ndër të tjera, yjet e mëdhenj të NBA-së, Stephen Curry, Anthony Davis, Kevin Durant, Joel Embiid, LeBron James, Kyrie Irving, Kawhi Leonard, Damian Lillard, Chris Paul, Jayson Tatum e shumë të tjerë.
Skuadra do të drejtohet nga trajneri aktual i Golden State Warriors, Steve Kerr dhe do të asistohet nga Mark Few nga Universiteti Gonzaga, trajneri i LA Clippers, Tyronn Lue dhe trajneri i Miamit, Erik Spoelstra.
Nuk ka dyshim se trajnerët kanë një detyrë të vështirë përpara për të përzgjedhur 12 basketbollistët më të mirë dhe për të nisur garën për medalje të re të artë.
Amerikanët deri më tani kanë marrë pjesë 19 herë në Lojërat Olimpike në basketboll dhe kanë fituar 16 medalje të arta, dy të bronzta dhe një të argjendtë.
Megjithatë, në dy paraqitjet e fundit në Kampionatin Botëror pa emra të mëdhenj dështuan, prandaj në basketbollin amerikan janë ndezur “alarmet” dhe tani duan të rikthehen në majën botërore dhe olimpike.
The 41 players selected to the 2024 Men's National Team Player Pool have deep USA Basketball ties.
— USA Basketball Communications (@USABcomms) January 23, 2024
?13 Olympians
? 22 World Cup participants
? 24 Senior National Team gold medals
? 18 Junior National Team gold medals
See below for more on the Player Pool's experience ⬇️ pic.twitter.com/gFE8uPjcEn