Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshje në NBA.
Faza gjysmëfinale në playoffin e NBA ka nisur tashmë. Boston Celtics kanë arritur që të triumfojnë ndaj Washington Wizards në ndeshjen e parë të kësaj serie të zhvilluar në TD Garden.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit që patën përkrahjen e tifozërisë së zjarrtë arritën të kthenin disavantazhin prej 12 pikësh nga periudha e parë, për të triumfuar në fund 123:111.
Isaiah Thomas me 33 pikë ishte më meritori për fitoren e Celtics, ndërsa ai u ndihmua edhe nga dyshja Jae Crowder dhe Al Horford që kontribuuan me nga 24 përkatësisht 21 pikë, raporton KosovaPress.
Utah Jazz është skuadra e fundit që siguron një biletë për fazën gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, pas fitores 104:91 ndaj Los Angeles Clippers në Staple Center, për të fituar 4:3 në tërësi serinë mes këtyre dy skuadrave.
Kjo është hera e parë për Jazz që nga viti 2010 që arrijnë të kalojnë një raund të playoffit.
Gordon Hayward me 26 pikë ishte më i miri në parket, duke i dhuruar edhe fitoren skuadrës nga Salt Lake City. Utah do të ndeshet me Golden State Warriors në raundin tjetër.