Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

NBA, Boston Celtics siguron gjysmëfinalen

U luajtën edhe dy ndeshje të “play off”-it në NBA, kampionatin amerikan të basketbollit.

Boston Celtics mundi me rezultatin 110:106 Indiana Pacers dhe u kualifikua në raundin gjysmëfinal të Konferencës së Lindjes. 

Shtatë nga nëntë basketbollistët miq ia dolën të realizojnë më shumë se nga 10 pikë.

Spikati Hayward, që shënoi 20 pikë, i ndjekur nga Jayson Tatum dhe Marcus Morris, me nga 18 pikë. Tashmë, Boston Celtics pret kundërshtarin e raundit tjetër të “play off”-it, i cili do të dalë nga përballja Philadelphia 76ers - Brooklyn Nets. 

Sfidën tjetër e fitoi Toronto Raptors ndaj Orlando Magic, në fushën e kësaj të fundit, me shifrat 107-85. 

Edhe Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori Basketboll 7 muaj më parë Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori

Orlando Magic - Toronto Raptors 85:107

Oklahoma City Thunder - Portland Trail Blazers 98:111