Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boshnjaku: Pësuam nga gabimet tona

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka thënë se edhe në ndeshjen e dytë skuadra e tij pësoi disfatë nga gabimet që i bëri vetë.

Ai ka thënë se Prishtina pati fat të keq në short. Prishtina pësoi disfatë 3:1 nga Ferencvaroshi hungarez dhe u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Garën do ta vazhdojë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

“Ferencvaroshi është ekip i madh dhe dënon nga gjysmërastet. Edhe ne patëm raste dhe pësuam nga gabimet tona. Duhet të punojmë në këto drejtime. Në këtë raund kemi pasur fatin e keq, pasi na ra të përballemi me ekipin më të vështirë, por kjo na vlen për ndeshjet e ardhshme të luajmë më fort dhe të luajmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera. Çdo ndeshje si këto, qoftë në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencës na ndihmon të ngrihemi si individualisht ashtu edhe si ekip”, ka thënë Boshnjaku.