Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, është shprehur i lumtur me fitoren e thellë ndaj Connahs, 4:1.
Mesfushori i Prishtinës beson se fitorja e thellë në kryeqytet do të jetë e rëndësishme për ndeshjen e dytë kthyese.
“Jemi shumë të lumtur që janë rikthyer tifozët pasi na kanë munguar shumë. Jemi shumë të kënaqur edhe me rezultatin pasi i shpërblyem tifozët tanë. Tani mund të udhëtojmë për në Uells më të qetë pas këtij rezultati. Doli ashtu siç e kemi stërvitur stilin e tyre të lojës me topa të gjatë. Arritëm t’i bllokonim pikat e fort dhe mendoj që është një rezultat shumë i mirë dhe i favorshëm për ne”, deklaroi Boshnjaku.