Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Borxhet e shumta detyrojnë Sevillan të shesë lojtarë

Fituesja e Ligës së Evropës, Sevilla, është në situatë të vështirë financiare, ka raportuar të dielën “Marca”.

Andaluzianët raportohet se kanë borxhe prej 90 milionë eurove.

Në mënyrë që financat të kthehen në gjendjen e duhur, presidenti i klubit, Pep Castro, duhet të vë në listën e shitjes numër të madh të lojtarëve.

Nga skuadra e Sevillas pritet të largohen Youssef En-Nesyri, portieri Bono, apo Ocampos. Ivan Rakitiq po ashtu mund të largohet nga skuadra. Për të është njoftuar se mund të transferohet në futbollin arab.

Sevilla në edicionin e kaluar të Ligës së Evropës triumfoi ndaj Romës në finale.