Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bordeaux e St. Etienne afër rënies nga liga

Dy prej skuadrave më të mira të futbollit francez janë në prag të largimit nga elita e futbollit të Francës.

Bordeaux dhe Saint-Etienne janë në fund të tabelës, para ndeshjeve të fundit të sezonit që luhen të shtunën prej orës 21:00.

Për Bordeauxin gjasat janë thuajse të pamundura, pasi kanë tri pikë më pak se Metzi që aktualisht është në zonën e barazhit, ndërsa e ka edhe goldallimin shumë më të dobët se ky ekip.

Fitorja kundër skuadrës së mesit të tabelës, Brestit, nuk do të vlente nëse rezultati nga ana tjetër nuk i shkon për shtati.

Saint-Etienne është me pikë të njëjta me Metzin dhe ka ende shpresë të madhe për këtë ekip.

Edhe Bordeauxi rrezikon rënien nga liga pas një kohe të gjatë Sport Bordeauxi rrezikon rënien nga liga pas një kohe të gjatë

Do të luajë në udhëtim te fituesi i Kupës së Francës, Nantesi, ndërsa Metzi do të ballafaqohet me kampionin Paris Saint-Germainin.

Kushdo që përfundon në vendin e tretë nga fundi do të ketë një tjetër shans për të mbetur në ligë, pasi luan me fituesin e plejofit të Ligue 2.

Në këtë situatë gjenden Bordeauxi dhe Saint-Etienne, dy klubet ikonike, që kanë 16 tituj të ligës së bashku.

Bordeauxi për herë të fundit ishte kampion në vitin 2009 dhe çerekfinalist i Ligës së Kampionëve në vitin tjetër.

Më pas kanë pasur probleme të shumta financiare.

Edhe Vazhdon lufta për mbijetesë në elitën e futbollit francez Sport Vazhdon lufta për mbijetesë në elitën e futbollit francez

Kjo skuadër pati edhe telashe me trajner. Në verë e emëroi Vladimir Petkoviqin në krye, por ai u shkarkua në muajin shkurt.

Trajneri që erdhi në vend të tij ishte David Guion, i cili ka marrë vetëm një fitore dhe ka pranuar 89 gola këtë sezon.

Tifozët e skuadrës në ndeshjen e fundit që përfundoi 0:0 me Lorientin protestuan në mënyrat e veta.

Hera e fundit kur Bordeauxi ra nga liga ishte viti 1991. Përfundoi në vendin e 10-të, por pati borxhe të shumta. Ata u kthyen shpejt në ligë, transferuan Zinedine Zidanen dhe në vitin 1996 ishin në finale të Kupës së UEFA-s.

Saint-Etienne nuk e ka fituar titullin që prej ditëve me Michel Platinin në vitin 1981 dhe këtë sezon PSG-ja e barazoi numrin e titujve të fituar, 10 gjithsej.

Edhe Metz – PSG, ndeshja e xhiros së fundit për këtë vit në Francë Futboll Metz – PSG, ndeshja e xhiros së fundit për këtë vit në Francë

Finalisti i Kupës Evropiane në vitin 1976 për herë të fundit luajti një rang më poshtë në futbollin francez në vitin 2004.

Si Monaco, ashtu edhe Marseille mund ta sigurojnë Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër nëse marrin vetëm një pikë, por Rennesi ende ka shansin që të përfundojë përmbi të dyja këto skuadra. Lojtari për t’u shikuar në këtë javë mbetet Kylian Mbappe, për të cilin nuk dihet nëse do të mbetet te PSG-ja, apo do të transferohet te Real Madridi. Kontrata e tij skadon në muajin tjetër.