Skuadra e Juventusit do të jetë pa qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci edhe në ndeshjen kundër Napolit që luhet në kuadër të Serie A, përcjellë të enjten “Football-Italia”.
Bonucci, i cili mungoi edhe në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Interit ditë më parë, nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo.
Dueli mes Napolit e Juventusit, zhvillohet të shtunën prej orës 18:00 dhe i takon xhiros së 22 në Serie A. Krahas Bonuccit, skuadrës së Juventusit në këtë ndeshje do ti mungoj edhe mesfushori Arthur Melo.
Artikuj të ngjashëm