Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna fiton me gol të minutës së 94-t

Mesfushori 21-vjeçar Giovanni Fabbian, e ka shënuar golin e fitores për Bolognan në minutën e katërt të kohës shtesë.

Me golin e Fabbianit, Bologna mposhti Empolin në udhëtim me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A që u zhvillua të premten mbrëma.

Portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Stiven Shpendi ishin në bankën rezervë tek Empoli, ndërsa Ardian Ismajli nuk luajti shkaku i lëndimit.

Bologna e drejtuar nga trajneri Thiago Motta forcohet në vendin e katërt me 54 pikë, kurse Empoli mbetet në pjesën e poshtme të tabelës me 25 pikë.

Empoli po lufton për mbetje në elitë.