Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina befasohet nga Empoli

Skuadra e Fiorentinës është befasuar në shtëpi nga Empoli. Në ndeshjen e fundit të xhiros së nëntë në Serie A, të luajtur të hënën mbrëma, Empoli ka triumfuar me rezultatin 2:0.

Federico Caputo shënoi golin e parë në minutën e 21-të, përpara se Emmanuel Gyasi ta konfirmoj fitoren e Empolit në minutën e 81-të.

Te Empoli në portë ishte Etrit Berisha. Për Empolin, kjo është fitorja e dytë këtë edicion, e cila e ka ngritur në kuotën e 7 pikëve.

Në anën tjetër, Fiorentina ka mbetur në pozitën e pestë më 17 pikë. Për ekipin e Fiorentinës, kjo ishte vetëm humbja e dytë këtë edicion në kampionatin italian.