Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksi në kabinën telefonike, atraksion i ri sportiv

Termi “luftimi në një kabinë telefonike” në boks përdoret kur një meç zhvillohet në distancë të afërt dhe me pak hapësirë të frymëmarrjes për boksierët, që zakonisht ofron emocione të forta te shikuesit.

Këtë term agjencia promovuese “Punch Club” nga Rusia e ka ngritur në nivel ekstrem, duke organizuar meçe boksi në kabina të vërteta telefonike.

Kjo ide e promotorëve të boksit nga Rusia ka filluar të përcjellët në vende të ndryshme, ndërsa ky sport i ri tashmë po vlerësohet një atraksion i madh, shkruan The Sun.

Brenda kabinës telefonike boksierët kanë të drejtë të përdorin grushtet, bërrylat dhe shuplakat në rrahjen mes tyre. Meçet për momentin po zhvillohen vetëm në Moskë dhe luftëtarët i kanë vetëm duart e mbështjella për t’i mbrojtur në rast të goditjes së kabinës gjatë përleshjes. Këto meçe nuk kanë raunde e as minutazhë të caktuar.

Fituesi përcaktohet në momentin kur njëri prej luftëtarëve nuk mund të përballojë më shumë dhe dorëzohet. Ai njofton gjyqtarët të cilën gjenden jashtë kabinës telefonike dhe e mbajnë kabinën që të mos lëkundet apo të mos rrëzohet gjatë zhvillimit të meçit.

Çmenduria e këtij sporti nuk është vetëm që meçi mbahet në kabinën telefonike, por edhe pasi ofron disa përplasje bizare për të gjithë të interesuarit. Kjo përfshin përleshje të përgjakur mes luftëtarëve të veshur me doreza të MMA, pastaj të personave të veshur me këmisha e pantallona apo edhe me kostume e kravata.

Këto luftime përcillen nga shumë tifozë, të cilët janë përreth kabinës telefonike dhe brohorasin për luftëtarin e preferuar të tyre. Organizatorët janë të kënaqur me këtë sport të ri, ndërsa paralajmërojnë se së shpejti këto meçe do të barten edhe në pjesët e tjera të botës.

Edhe Lufta në kabinë telefonike, sporti luftarak në Rusi që po bën bujë Kuriozitet Lufta në kabinë telefonike, sporti luftarak në Rusi që po bën bujë

Vik Mikheev krijoi konceptin dy vjet më parë, i cili tani është bërë goxha i popullarizuar në Rusi.

“Në vitin 2020 më lindi ideja për të bërë një përballje të tillë në kabinë telefonike dhe po del të jetë një atraksion i vërtetë. Është interesante të shohësh një meç mes dy luftëtarëve brenda një hapësire të kufizuar”, është shprehur ai.