Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lufta në kabinë telefonike, sporti luftarak në Rusi që po bën bujë

Artetet Marciale të Përziera dhe sportet luftarake aplikohen në forma të ndryshme nëpër botë. Federata të ndryshme rregullojnë mënyrën se si do të luftohet. Në UFC luftëtarët luftojnë në një formë të arene që i ngjan kafazit. Në disa federata tjera luftohet në një ring.

Por, promocioni rus Punch Club ka dalë me një mënyrë mjaft befasuese për të organizuar ato. Ka vendosur të organizojnë luftëra në një kabinë të ngushtë telefoni. Kabina i ngjason atyre ikonike në Britani të Madhe, me ngjyrë të kuqe.

Në videot e këtyre luftërave që kanë qarkulluar në rrjete sociale, shihen pamje se si luftëtarët grushtohen mes vete në një hapësirë shumë të ngushtë. Referët qëndrojnë jashtë kabinës dhe e fusin dorën brenda nga vrimat për të ndarë luftëtarët.

Në Rusi ka edhe forma tjera të sporteve luftarake, si përleshje në grup apo edhe përleshje me mburoja e shpata.