Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Badallaj siguroi medalje të bronztë në Evropianin për shkolla

Boksier Ensar Badallaj ka siguruar medalje të bronztë në Evropianin për shkollat që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Badallaj në çerekfinale mposhti boksierin nga Izraeli, Kikis Orel. Ai garon në kategorinë deri 57 kilogramë. Të mërkurën, Badallaj do të garoj në gjysmëfinale.

Të martën ka boksuar edhe Flori Tarani. Ai pësoi disfatë nga bokseri armen, Karpetyan Arsen.