Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Badallaj në finale të Evropianit për shkollar

Ensar Badallaj është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për shkolla që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.

Boksieri Badallaj në kategorinë 57 kilogramë mposhti boksierin nga Ukraina, Viktor Bilohub.

Siç njofton të mërkurën Federata e Boksit e Kosovës, Badallaj ishte bindës përballë kundërshtarit të tij në tre raundet.

Finalja zhvillohet të premten. Badallaj në finale do të përballet me boksierin rumun, Florin Nelu Almeanu.

Artikuj të ngjashëm