Sport

Boesel i shokuar nga nokauti prej Krasniqit

Boksieri gjerman, Dominic Boesel, është shprehur i shokuar nga humbja që pësoi prej boksierit kosovar Haxhi Krasniqi, në luftën për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, dhe në versionin IBO.

“Jam i shokuar me diçka që nuk e pret... Jam pa fjalë”, ka thënë ai pas meçit, të cilin e humbi me nokaut në raundin e tretë.

Për gjermanin 30-vjeçar kjo ishte humbja e dytë në karrierë, nga 32 meçe.

“Jam i ri. Kjo nuk më zmbraps. Mund të nokautohesh. Tani më duhet të shoh se çfarë kam bërë gabim. Pastaj vazhdojmë”, ka shtuar ai.