Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Blind i hapur për të kaluar në Turqi

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Daley Blind, raportohet se është i hapur që të largohet nga klubi në drejtim të Fenerbahçes gjatë afatit kalimtar të janarit.

27-vjeçari ka luajtur vetëm një minutë në Premier Ligë që nga fundi i muajit gusht, ndërsa më herët pati tri paraqitje të plota në tri xhirot e para.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blind, sipas Hurriyet, është i nervozuar me klubin dhe tashmë disa klube të huaja kanë shfaqur interesim për ta transferuar në janar.

Në mesin e të interesuarve është edhe Fenerbahçe, me klubin turk që tashmë ka bërë ofertë për holandezin.