Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Blick”: Hadergjonaj zgjodhi Kosovën se kishte konkurrencë të madhe te Zvicra

Gazeta zvicerane “Blick” ka dhënë një version për arsyen që ka çuar deri te vendimi i Florent Hadergjonajt që të vendoste të luante për Kosovën.

Hadergjonaj kishte luajtur një ndeshje miqësore me Zvicrën, ndërsa që nga viti 2019 është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Hadergjonaj 27-vjeçar për vendimin e tij për të luajtur për Kosovën kishte thënë: “Është një zgjedhje që kam bërë nga zemra. Jam shumë i lumtur që do të luajë për Kosovën dhe nuk do të bëhem kurrë pishman për këtë vendim”.

Mirëpo, gazeta zvicerane “Blick” dyshon se kjo ishte arsyeja që e shtyu Hadergjonajn të zgjidhte Kosovën.

“Por, pse ndërroi përfaqësuesen Hadergjonaj? Është e thjeshtë: Pasi konkurrenca në pozitën e tij ishte tepër e madhe (Lichtsteiner, Lang, më vonë }idmer dhe Mbabu). Ndërrimi i përfaqësueses ishte i mundshëm pasi ai kurrë nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare me Zvicrën”, shkruan “Blick”.

Edhe Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë Futboll Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë

E gazeta zvicerane ka cituar edhe deklaratat e Hadergjonajt pasi ai luajti ndeshjen e vetme me Zvicrën. Ai ishte aktivizuar në qershor të vitit 2017 në miqësoren me Bjellorusinë.

“Më bën shumë krenar që mund të luajë me Përfaqësuesen e Zvicrës, si në përfaqësuesen A ashtu edhe në përfaqësueset zixhir”, kishte thënë Hadergjonaj.