Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bjellorusia shkarkon përzgjedhësin

Federata e Futbollit të Bjellorusisë e ka shkarkuar përzgjedhësin 63-vjeçar, Georgi Kondratiev.

Bjellorusia, që në ndeshjen e fundit e mposhti Kosovën 2:1 në duelin e fundit të kualifikimeve për “Euro 2024”, ka edhe tri humbje.

Në Grupin I zë vendin e katërt me tri pikë, aq sa ka edhe Kosova në pozitën e pestë.

Por, tri disfatat në tri ndeshjet e para të kualifikimeve të Evropianit, kanë bërë që Federata bjelloruse ta shkarkojë atë.

Bjellorusia u mposht nga Zvicra 5:0, nga Rumania 2:1, dhe nga Izraeli me të njëjtin rezultat.

Javë më parë, edhe Federata e Futbollit e Kosovës ndërpreu bashkëpunimin me francezin Alain Giresse.

Vendin e tij përkohësisht e ka zënë slloveni Primozh Gliha.

Artikuj të ngjashëm