Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bjellorusia prezanton seleksionuesin Carlos Alos Ferrer

Përfaqësuesja e Bjellorusisë ka emëruar selektorin Carlos Alos Ferrer të enjten. 48-vjeçari nënshkroi kontratë njëvjeçare me Federatën e Futbollit të Bjellorusisë, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ferrer së fundmi e ka udhëhequr Përfaqësuesen e Ruandës. Ai në këtë post vjen pas shkarkimit të Georgi Kondratievit. Bjellorusia është në pozitën e katërt në Grupin I për kualifikime për “Euro 2024” me tri pikë, aq sa ka edhe Kosova në pozitën e pestë. E fundit është Andorra me një pikë.

Grupit I i prinë Zvicra me 10 pikë, Rumania e dyta ka tetë pikë, kurse Izraeli ka shtatë pikë në vendin e tretë. Kosova u mposht në udhëtim te Bjellorusia në ndeshjen e qershorit me rezultatin 2:1. Kundër kësaj përfaqësueseje i mbyll kualifikimet për Evropianin e vitit të ardhshëm.