Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bjelica suspendohet për tri ndeshje

Trajneri kroat i Union Berlinit, Nenad Bjelica, është suspenduar për tri ndeshje të enjten, një ditë pasi u ndëshkua me karton të kuq pasi e qëlloi në fytyrë sulmuesin e Bayern Munichut, Leroy Sane.

Bjelica pati dy kontakte në fytyrën e Sanes.

Sulmuesi i Bayern Munichut kërkoi topin nga ai për ta ekzekutuar një rivënie anësore dhe aty nisi gjithçka.

Bayerni në fund e fitoi 1:0 ndeshjen kundër Union Berlinit.

Bjelica nuk do të jetë pranë skuadrës për ndeshjet e Bundesligës ndaj Darmstadtit, Leipzigut dhe Mainzit.

Ai po ashtu është gjobitur me 25 mijë euro, ka shkruar Federata e Futbollit e Gjermanisë të enjten në komunikatë.

Bjelica në krye të Union Berlinit u zyrtarizua në muajin nëntor.

Skuadra që ai drejton zë vendin e 15-të në Bundesligë.

Artikuj të ngjashëm