Athletic Bilbao ka konfirmuar rikthimin e Ibai Gomezit që deri më tani luante për Alavesin.
Klubi bask ka aktivizuar klauzolën e tij prej 3.5 milionë eurove dhe rikthehet në Bilbao tre vjet pas largimit drejt Alavesit.
Drejtuesit e klubit nuk e kanë fshehur dëshirën që të rikthejnë yjet e kësaj skuadre që tani luajnë nëpër Europë.
Athletic ka shfaqur interesim për Javi Martinezin, Fernando Llorenten e Ander Herreran, të tre ishin pjesë e Bilbaos.