Trajneri Marcelo Bielsa pritet që prej sezonit të ri ta marrë drejtimin e Athletic Bilbaos. “Diario AS” ka raportuar të mërkurën se Bielsa ka marrëveshje me Inaki Arechabaleta, i cili është kandidat për president të klubit spanjoll.
Te Bilbao së shpejti do të mbahet zgjedhjet presidenciale dhe Bielsa mund të kthehet në klub në rast se Arechabaleta zgjidhet kryetar. Aktualisht, Bilbao është pa trajner, pasi me të përfunduar edicionit 2021/22 nga ekipi u largua Marcelino Garcia Toral.
Bielsa më herët u largua nga Leeds Unitedi, kurse ka qenë trajner i Bilbaos prej vitit 2011 e deri në vitin 2013.
Artikuj të ngjashëm