Athletic Bilbao ka njoftuar të martën se Marcelino është larguar nga posti i trajnerit dhe ekipi spanjoll është vënë në kërkim të zëvendësimit të tij. Në njoftim thuhet se trajneri ka marrë vendim që mos ta rinovojë kontratën me klubin, e cila i skadon në fund të muajit të ardhshëm.
Te Bilbao kanë aprovuar kërkesën e Marcelinos, të cilin e kanë falënderuar për punën dhe i kanë dëshiruar suksese në klubin e tij të ardhshëm. Marcelino mori drejtimin e Bilbaos në janar të vitit të shkuar dhe edicionin 2021/22 e mbylli në pozitën e tetë në La Liga dhe ua siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.
Nën drejtimin e tij, Bilbao e fitoi Superkupën e Spanjës dhe dy herë rresht arriti deri në finale të Copa del Rey. 56-vjeçari në dekadën e fundit, krahas Bilbaos ka qenë në krye edhe të katër skuadrave të tjera nga Spanja – Racing Santanderit, Sevillas, Villarrealit e Valencias.