Klauzola e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi ishte 1 miliard euro, dhe sipas OK Diarios tani klauzola e tij ka rënë në 120 milionë euro.
Megjithatë kjo nuk është e vlefshme për klubet spanjolle, që do të thotë se është evituar një transferim i mundshëm i portugezit te Barcelona, transmeton Koha.net. E gjithashtu edhe për PSG-në.
Gazeta spanjolle raporton se Ronaldo ka disa oferta në tavolinë nga Manchester City, Milani, Arsenali dhe Chelsea.