Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi siguron brazilianin Henrique

Sulmuesi i krahut të djathtë, braziliani Luiz Henrique do të jetë përforcimi i parë i Real Betisit për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe konfirmuar edhe nga skuadra e Fluminenses, pjesë e së cilës është Henrique. Për kartonin e Henriques, Betisi është pajtuar të paguajë 13 milionë euro, ndërsa 21-vjeçari me ekipin spanjoll do të firmosë kontratë afatgjate.

Henrique është produkt i akademisë së Fluminenses kurse në vitin 2020 ka debutuar me ekipin e parë dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon, Henrique ka një gol e katër asistime në 12 paraqitje për Fluminensen në të gjitha garat.