Ka përfunduar me shumë dramë kampionati i Turqisë për edicionin 2021/22, ku Besiktasi në fund arriti të shpallej kampion.
Falë fitores shumë të vështirë ndaj Goztepes me rezultat 1:2, Besiktas arriti të kurorëzohej me titullin kampion pavarësisht se në renditje kishte pikë të barabarta me Galatasaray, nga 84 sosh.
Mirëpo ishte goldallimi ai që bëri diferencën, pasi në ndeshjet direkte të dy skuadra kishin fituar nga një herë. Besiktasi kishte goldallimin prej 45 golave, kurse Gallata 44.
Galatasaray mposhti Yeni Malatyasporin me rezultat 3:1 në ndeshjen e fundit.
Për Besiktasin kjo është hera e 16-të në histori që kurorëzohet me titullin kampion, teksa do ta luajë finalen me Antalaysporin për Kupën e Turqisë ditë më vonë.