Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bernardo Silva do të mbetet te City

Bernardo Silva

Portugezi Bernardo Silva ka pranuar se dëshiron të mbetet pjesë e Manchester Cityt edhe për një periudhë të gjatë.

Në një intervistë, Silva ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga City pasi luan në ligën më të fortë në botë. Madje, Silva ka paralajmëruar se është i gatshëm edhe për ta rinovuar kontratën me Cityn, që i skadon në verën e vitit 2025.

“Asnjëherë nuk e kam menduar largimin nga City. Unë dua të mbetem pjesë e këtij ekipi sepse luajë në kampionatin më të fortë në botë”, është shprehur 27-vjeçari. Silva iu bashkua Cityt në vitin 2017 nga Monaco dhe këtë sezon ka shënuar shtatë gola e ka bërë dy asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.