Portugezi Bernardo Silva ka kërkuar largimin nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere. Mirëpo, Silva ka refuzuar mundësinë e kalimit te Arsenali, pasi po dëshiron t’i bashkohet Barcelonës.
Mediumet portugeze kanë njoftuar të enjten se Silva tashmë ka njoftuar Cityn për vendimin e tij dhe klubi anglez është pajtuar ta liroj nëse merr ofertën e duhur për të. Silva 27-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025 kurse është pjesë e ekipit nga Premier League që nga viti 2017 dhe ka fituar tre tituj kampioni të Anglisë. Sezonin e fundit, Silva shënoi pesë gola dhe asistoi nëntë herë në 45 paraqitje për Cityn në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm